Xhudoja kosovare s’ka të ndalur, Akil Gjakova e fiton të bronztën në Evropian NULL NULL 04.11.2023 16:34 04.11.2023 16:34 Akil Gjakova është xhudisti i radhës nga Kosova që fiton medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Montpellier të Francës. Gjakova për medaljen e bronztë e mposhti gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Pak momente më parë, edhe Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa të premten, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, teksa Nora Gjakova të bronztën. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.