Xhudistët nga Kosova shënojnë ngritje në renditjen botërore NULL NULL 20.04.2021 11:50 20.04.2021 11:50 judo. Xhudistët nga Kosova po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare. Vendi ynë u rendit i pari në evropianin në Lisbonë. Tre prej pesë xhudistëve të Kosovës fituan medalje në Portugali, ndërsa dy të tjerët zunë vendet e pesat në kategoritë e tyre përkatëse, duke e shënuar suksesin më të madh të ekipit të xhudos në një turne deri tani. Akil Gjakova dhe Laura Fazliu shënuan ngritje në renditjen botërore në kategoritë e tyre përkatëse, derisa Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova i ruajtën pozitat e veta paraprake. Distria u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë dhe e ruajti pozitën e parë në këtë kategori me 9 mijë e 265 pikë. Akili e fitoi Evropianin për herë të parë në karrierë në kategorinë -73 kilogramë dhe u ngrit nga vendi i tetë në atë të shtatë. Nora e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogramë dhe ngel në pozitën e 4-të. Ndërsa Laura dhe Kuka zunë vendet e pesta në kategoritë e tyre përkatëse, -63 kilogramë dhe -78 kilogramë. Fazliu shënoi ngritje të madhe duke lëvizur tetë vende më lart dhe tani renditet e 42-ta në kategorinë e saj. Kuka ngeli në vendin e tetë. Në renditjen e përgjithshme Kosova, renditet në vendin e 28-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 2 orë më parë