Xhudistet kosovare pranë medaljeve të arta në “Minsk 2019” NULL NULL 22.06.2019 15:48 22.06.2019 15:48 Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Europiane “Minsk 2019”. Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë, transmeton Klan Kosova. Ndërsa Nora Gjakova në kategorinë -57 kilogramë, do të përballet me Daria Mezhetskaia, e cila është poashtu nga Rusia. “Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30”. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kosovo National Olympic Committee, në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 15 minuta më parë