Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhubleta, kryefjalë e muzeut të Shkodrës

NULL NULL
18.05.2024 19:33
Xhubleta

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, xhubleta ka qenë kryefjalë e muzeut të Shkodrës.

Pjesëmarrës në një takim me rastin e kësaj dite diskutuan për elementët e krijimit të xhubletës, kësaj veshje karakteristike të vendit tonë.

File Kola, nga Malësia e Madhe, sot 72 vjeçe tregon për ruajtjen e kësaj trashëgimie, transmeton Klankosova.tv.

“E kemi në gjak xhubletën, e duam xhubletën, jemi të dashuruar pas xhumbletës për arsye se nuk ka shtëpi e nuk ka grua që edhe kur nuk e ka pasu është duke e bërë xhubletën”, thotë Kola.

Përveç elementeve të krijimit të xhubletës, në muzeun e Shkodrës janë ekspozuar edhe format e krijimit të elementëve të sermit që vendosen si zbukurime të pjesës së përparme të xhubletës.

Dionis Boriçi, tregon këtë pjesë të veçantë të punimit të sermit në formë artizanale.

“Me filigram janë realizuar gjithmonë kryesisht stoli dhe zbukurime, dekorime të xhubletës, që janë motive të ndryshme, vijnë motive florale kryesisht, shqiponja”.

Përgjegjësi i monumenteve të kulturës në Bashkinë Shkodër, Petrit Bilali, thekson se xhubleta është zgjedhur si element në ditën ndërkombëtare të muzeve për të treguar se xhubleta gjallon në Shkodër.

Xhubleta shqiptare u bë pjesë e trashëgimisë së Unesco vitin e kaluar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme