Xhiroja e fundit përcakton titullin në Premier League dhe Serie A NULL NULL 17.05.2022 23:05 17.05.2022 23:05 Nga top pesë ligat kryesore në futbollin evropian, në dy prej tyre ende nuk dihet kampioni. Në La Liga, Real Madridi u shpall kampion katër javë pa përfunduar liga, derisa edhe në Gjermani, Bayern Munichu si zakonisht siguroi titullin. Në Francë, edhe Paris Saint-Germaini u shpall kampion katër xhiro pa përfunduar liga. Derisa në Angli dhe në Itali, titulli i kampionit ende nuk është definuar, pasi do të përcaktohet në xhiron e fundit. Në Itali kemi Milanin dhe Interin, që gjatë gjithë sezonin kanë pasur një ‘luftë’ të ashpër për titull, derisa do të merret vesh të dielën me fillim nga ora 18:00, se kush do të jetë kampioni i ri, apo do të përsëritet ai. Interi do të përballet me Sampdorian, që e ka siguruar mbetjen në ligë, derisa Milani me Sassuolon, që renditet në vendin e 11-të. Milanit për t’u shpallur kampion, i duhet një barazim ose një fitore, derisa Interit vetëm fitorja. Në anën tjetër, në Premier League punët qëndrojnë pak më ndryshe. Në vend të parë është Manchester City, me 90 pikë, me një pikë më shumë se Liverpooli që gjendet në vendin e dytë. Man City në xhiron e fundit do të përballet me Aston Villan, derisa Liverpooli me Wolverhampton Wanderers, dy ndeshjet do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 17:00. Dy skuadrat nëse mbesin me pikë të barabarta, do të shikohet gol-dallimi, pasi me ndeshje direkte janë të barabarta, ndryshe nga Milani dhe Interi, që të parët kanë epërsi. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 41 minuta më parë