Xhiroja e 33-të: Nesër derbi i Prishtinës NULL NULL 05.05.2026 16:49 05.05.2026 16:49 Prishtina e Re dhe Prishtina, do të jetë derbi i cili do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në Kampion Nacional në Hajvali. Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës, i ka publikuar edhe orarin e xhiros së 33-të. Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë te përballja Drita dhe Ballkani, që do të luhet në Gjilan me fillim nga ora 16:00, transmeton Klankosova.tv. Në po të njëjtin ditë dhe po të njëjtin termin, do të luhet edhe ndeshja Drenica-Gjilani, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Kurse, të dielen do të përballen: Llapi – Dukagjini dhe Ferizaj – Malisheva. Këto dy ndeshje do të luhen me fillim nga ora 16:00. Të gjitha lojët do të transmetohen në platformen Artmotion./ Klankosova.tv.