Xhiroja e 30-të vazhdon sot me tri superndeshje NULL NULL 26.04.2026 09:25 26.04.2026 09:25 Xhiroja e 30-të e Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri përballje të rëndësishme, të cilat pritet të ndikojnë drejtpërdrejt si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Në Gjilan, liderja Drita është nikoqire Llapit në një duel me objektiva të kundërta. Kampionia aktuale kryeson renditjen me 54 pikë, duke mbajtur një epërsi prej pesë pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, ndërsa Llapi renditet në vendin e parafundit dhe përballet me rrezik serioz për rënie nga elita. Një tjetër sfidë interesante zhvillohet mes Dukagjinit dhe Malishevës. Skuadra nga Klina mban aktualisht vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Malisheva është një pozitë më lart me 43 pikë, duke synuar të ruajë avantazhin dhe të forcojë pozitat në tabelë. Ndërkohë, Ballkani do të përballet me Ferizajin në një ndeshje ku nuk ka vend për gabime për skuadrën nga Suhareka. Ballkani renditet i dyti me 49 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Ferizaj është në zonën e barazhit me 33 pikë dhe ka nevojë urgjente për pikë në luftën për mbijetesë. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje nisin nga ora 15:00. Të gjitha ndeshjet transmetohet në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion.