Xhirohet filmi për skandalet seksuale në Fox News NULL NULL 02.08.2018 13:22 02.08.2018 13:22 Aktorja Margot Robbie do të bashkëpunojë me aktoret Nicole Kidman dhe Charlize Theron në filmin e ardhshëm të kompanisë filmike Annapurna për skandalin e abuzimeve seksual në Fox News, transmeton Klan Kosova. Sipas Hollywood Reporter, Kidman do ta luajë rolin e Gretchen Carlson, e cila kishte akuzuar drejtorin Roger Ailes, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017, për ngacmim seksual. Theron, e cila është gjithashtu një bashkë-producente, do ta luajë Megyn Kelly, një tjetër ish-prezantuese të Fox News, e cila tha se përjetoi “ngacmime seksuale nga ish-shefi i saj, Ailes”. Rolin e Roger Ailes do ta luajë Russell Crowe. Projekti do të jetë “gjithëpërfshirës”, që do të thotë se personazhet tjera të shquara të Fox News, si ish shefi i 21 Century Fox, Rupert Murdoch, ish prezantuesja Greta Van Susteren dhe presidenti Bill O’Reilly, do të mund të përfshihen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë