Xhiro 20 sjell ballafaqimin e kampionëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhiro 20 sjell ballafaqimin e kampionëve

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 13/02/2021

Transmetimet e xhiros 20 të Ligës së Zvicrës në Artmotion vazhdojnë edhe me një takim shumë interesant që luhet këtë të diel.

18:00                          LUGANO – YOUNG BOYS                       ART SPORT 2

Young Boys, që është duke kryer një sezon fantastik, do të ketë edhe ballafaqimin e radhës këtë të diel.

Kampionët aktual zviceran do të ndeshen me skuadrën e Luganos e pozitës së tretë të cilët duan të konsolidohen në pjesën e epërme të tabelës dhe të futen në kompeticionet evropiane.

Dhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë qenë të dominuara në tërësi nga skuadra e Young Boys të cilët kanë dhjetë fitore krahas dy barazimeve dhe dy sukseseve të Luganos.

Nga 19 ndeshje sa janë luajtur deri më tani në elitën e futbollit zviceran, Young Boys mbajnë pozitën e parë në tabelë me 44 pikë të grumbulluara me 13 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Nga ana tjetër edhe Lugano janë në pjesën e sipërme të tabelës. Ata në 19 ndeshje kanë grumbulluar 26 pikë, teksa kanë arritur 5 fitore, 11 barazime dhe 2 humbje.

Lugano, 11-shja e mundshme startuese:

Baumann – Oss, Keckes, Daprela – Covilo, Lavanchym Custodio, Sabbatini, Guerrero – Abubakar, Lungoyi

Young Boys, 11-shja e mundshme startuese:

Ballmoos – Lefort, Lustenberger, Camara, Maceiras – Sulejmani, Aebischer, Lauper, Fassnacht – Pierre-Nsame, Mambimbi