“Xhevdet Doda” thotë se edhe nxënësja e tyre mori 95 pikë, a ia huqi MASHT-i? (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Xhevdet Doda” thotë se edhe nxënësja e tyre mori 95 pikë, a ia huqi MASHT-i? (VIDEO)

NULL NULL
30/06/2022

Gjatë ditës së djeshme u raportua se nxënësja Lyra Purrini nga Gjakova ishte e vetmja që nga mbi 22 mijë nxënës arriti t’i marr plot 95 pikë.

Kështu bëri të ditur Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në Klan Kosova FM.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vetëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”, është shprehur Elezi, njofton Klankosova.tv.

Por, sipas një njoftimi të bërë nga gjimnazi “Xhevdet Doda” në kryeqytet, nxënësja e tyre Leandra Blakaj ka gjithashtu 95 pikë.

“Leandra Blakaj, e cila përpos suksesit shembullor gjatë shkollimit mori 95 pikë në Testin e Maturës”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dy ditë më parë, MASHT-i bëri të ditur se gjatë përllogaritjeve të pikëve janë bërë disa gabime që kanë ndikuar në shtimin e pikëve tek shumë nxënës.

Maturantja që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës në nivel vendi (VIDEO)

MASHT ngatërron poenët në disa lëndë te testi i maturantëve (VIDEO)