Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhevdet Bajraj i lexon poezitë e Albin Kurtit, diskutojnë edhe për Bodlerin (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 01.08.2021 20:37

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në takimin e së dielës me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër në Prishtinë.

Në këtë ngjarje, Bajraj i lexoi tri poezi të Kurtit të cilat i kishte përfshirë në njërin nga librat e tij.

Poeti që tash jeton në Meksikë këtu shpalosi edhe idetë dhe veprat e tij poetike ndër vite. Tregoi edhe kujtimet nga lufta kur qëndroi në Rahovec me gjithë familjen e ku edhe mbajti shënime.

Bajraj tha se ka një lidhje të ngushtë me vendlindjen.

“Ne kemi një jetë, një ditë të lindjes dhe një ditë të vdekjes. Në mes ekziston një vijë. Kjo vijë, për mua, është Kosova”, u shpreh ai.

Për krijimtaritë e tij tregoi se është frymëzuar nga poeti francez Sharl Bodler. Kjo ia nxiti kureshtjen Kurtit i cili kur bëri pyetje, tregoi edhe se e njeh letërsinë e tij.

Shefi qeveritar ua hodhi një sy edhe librave të ekspozuar në panair, shumë prej të cilave pranoi se nuk i ka lexuar, teksa pa edhe fotografi të reja të veprimtarit që zhdukur, Ukshin Hotit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.