Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xherdan Shaqiri pritet të debutojë te Lioni, këto ndeshje të Ligue 1 shfaqen në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 12.09.2021 12:20

Xherdan Shaqiri pritet të debutojë tek Olimpiku i Lionit.

Spektakli i Artmotion vazhdon edhe me disa ndeshje të tjera që pasurojnë edhe më tutje të dielen sportive në platformën numër një në vend.

Me fillim nga ora 15:00 do të vijë përballja mes Stade Rennais dhe Stade de Reims e cila komentohet nga Emanuell Syla teksa në të do paraqitet edhe Valon Berisha i cili synon që t’i sjellë skuadrës së tij fitoren.

Nga ora 17:00 do të transmetohet përballja mes Nantes-it dhe Nice-s që është në top formë dhe po zhvillon lojë të bukur dhe fantastike. Kjo ndeshje do të komentohet nga Valon Krasniqi.

Krejt në fund me fillim nga ora 20:45 do të vijë edhe momenti të cilin e presim të gjithë, ndeshja e Olimpikut te Lionit dhe Strasbourg-ut në të cilën pritet edhe debutimi i Xherdan Shaqirit. Kjo ndeshje do të komentohet nga Arbon Flugaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme