Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xherdan Shaqiri ende rezervist

NULL NULL
08.05.2015 16:17

Xherdan Shaqiri ishte pritur me bujë në Milano, kur vendosi të largohej nga Bayern München dhe t’i bashkangjitet Interit të Milanos. Por euforia e dikurshme është shndërruar në refuzim, shkruan gazeta  zvicerane “Tages Anzeiger”.

Shifrat flasin: prej 13 ndeshjeve në ligën e parë italiane të futbollit Xherdan Shaqiri nuk ka luajtur as në gjysmën e tyre në kohëzgjatje të plotë. Ai ka dhënë vetëm një gol – nga penalltia. Dhe muajin e fundit ai është futur në lojë vetëm nga fundi i ndeshjes. “Nga mesi i janarit 23-vjeçari Shaqiri shkoi nga Bayern München te Inter Milano: Ai dëshironte të luante sërish, të tregonte talentin e tij të madh. Por ai tani përsëri është rezervist – në një klub, i cili në të vërtetë ka një emër të madh, por ende është mesatar” , shkruan gazeta “Tages Anzeiger”.

Shaqiri ishte pritur me entuziazëm në Milano dhe shumë shpejt kishte zënë faqen e parë të “Gazzetta dello Sport”, por ndërkohë futbollisti që luan për kombëtaren zvicerane po ballafaqohet me kritika. Gazetat italiane dhe ekspertët e quajnë futbollist të mbivlerësuar, i cili jo vetëm që luan pak, por edhe kur luan nuk është në nivelin që pritet prej tij. «Shaqiri nuk po atakon më», thuhet në një raport në një webfaqe të fansave. Vëzhguesit pretendojnë se u ka rënë në sy që bashkëlojtarët qëllimisht nuk ia gjuajnë topin Shaqirit gjatë ndeshjeve. Për shembull në derbin kundër Milanos, kur Mauro Icardi nuk ia përcolli topin Shaqirit që gjendej në pozicion të përshtashëm para golit të kundërshtarit. Shaqiri reagoi me dëshpërim të dukshëm, shkruan «Tages Anzeiger».

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.