Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xheneta zbulon arsyen kryesore pse e mendoi largimin nga shtëpia

NULL NULL
27.12.2024 00:24

Xheneta në darkën e të nominuarve e ka treguar arsyen kryesore se pse në Prime-in e fundit e ka kërkuar largimin nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo tha se nëse prezantuesi i BBVK 3, Alaudini dhe produksioni nuk do të flisnin me të, do ta linte në ato momente në shtëpi.

“Unë e kam pasur problem edhe me veshjen prej ditës së shtunë. Prej të shtunës mua nuk më kanë ardhur as gjërat që i kam kërkuar tash e tri javë”.

“Ditën e shtunë dhe me një situatë tjetër që ndodhi dhe me gjërat që mu akumuluan, rrobat nuk më erdhën dhe unë e shoh një situatë tjetër dhe thashë më mirë është të dal jashtë. Në këtë situatë ka të bëjë vetëm Xheneta. Pjesa e largimit është pjesë e imja personale”, tha Xheneta, njofton Klankosova.tv.

Për ta parë përgjigjen e plotë të Xhenetës rreth kërkesës për largim nga shtëpia, klikoni në videon më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme