“Xhebrailat” ofenduan Batatinën, Ballkani gjobitet me 1500 euro NULL NULL 19.05.2023 16:12 19.05.2023 16:12 Ballkani është dënuar me gjobë në shumë prej 1500 eurove, nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Klubi nga Suhareka është dënuar për ndeshjen e kaluar ndaj Llapit, pasi tifozët ofendojnë në kor trajnerin e kësaj skuadre, Tahir Batatina, përcjell Klankosova.tv. “FC ”Ballkani”. Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna”, thuhet në njoftim. “Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS