“Xhebrailat”: Nuk na u lejua hyrja në stadium NULL NULL 07.05.2023 16:46 07.05.2023 16:46 Tifozët e Ballkanit “Xhebrailat” kanë bërë të ditur se nuk janë lejuar që të qëndrojnë afër stadiumit ku po zhvillohet ndeshja mes ekipit të tyre dhe Dritës në Gjilan. “Xhebrailat” në reagimin që kanë lëshuar thuhet se është Policia që i ka ndaluar me pretekstin se klubi i Dritës nuk e ka lejuar një gjë të tillë, transmeton Klankosova.tv. “Erdhem në Gjilan, nuk na u lejua hyrja dhe as qëndrimi anash në Stadion, Policia na ndaloj me pretekstin që ekipi i Dritës nuk po e lejon një gjë të tillë!”. “As Suhareka nuk i plotëson kushtet për 2 tifozëri,por gjithmonë e kemi lejuar sepse musafiri tek ne nuk kthehet!. Futbolli luhet për tifozë, futbolli nuk ka kuptim pa tifozeritë përkatëse!”.