Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16 vjeçare (VIDEO) NULL NULL 6 years më parë 6 years më parë Vajza 16 vjeçare, Sh.B, nga fshati Denjë në Rahovec, është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ditën e enjte, njofton Klan Kosova. Sipas nënës së 16 vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj, Hidajet Bytyqi, kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj, ngaqë kjo e fundit shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”. E kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje në mes tyre, ndodhi edhe rrahja. Policia për rastin u informua përmes rrjeteve sociale, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Beqiraj i tha Klanit pasdite se vajza është kthyer në shtëpinë e saj pasi me deklaratë ka pranuar se ndihet e sigurt. Kronikë nga Blerta Ahmeti
Kulturë Libër: ''Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën'', në fjalët e Shaqir Hotit (VIDEO) 30.06.2022 18: 56