Xhavit Rexhaj tregon shtatë intervenimet që LDK-ja i ka në plan për arsimin e lartë (VIDEO) NULL NULL 16.09.2019 22:44 16.09.2019 22:44 Xhavit Rexhaj nga LDK-ja, duke folur për problemet që janë në sektorin e arsimit, ka treguar se çfarë plani ka kjo parti për këtë sektor. “Problem kyç i arsimit të lartë është politizimi. Institucionet tona të arsimit të lartë nuk i përgjigjen kërkesave të kohës, të rinisë dhe të popullatës. Këtë politizim nuk do ta godasim në mënyrë direkte, por do të punojmë bashkë me institucionet që në një proces të lirohen”. Ai në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se programi i LDK-së në fushën e arsimit të lartë i parasheh shtatë intervenime kryesore. “E para është krijimi i Fondit për Përsosmëri. Duam që mësimdhënësit që duan të punojnë mirë të mund të konkurrojnë në Fond – prej 1 milionë e gjysmë – me projekte të caktuara për ta përmirësuar mësimdhënien. Është tendencë për me punu mirë”. “E dyta është që do t’i përkrahim institucionet e arsimit të lartë për përmirësimin e cilësisë. Ne e kemi një problem që është akreditimi. Ne kemi një program njëvjeçar dhe trivjeçar. Programi njëvjeçar duhet që urgjentisht t’i ndihmojë institucionet e arsimit të lartë që t’i përballojnë kushtet e akreditimit sa të munden. Ndërsa, programi trevjeçar është ai i konsolidimit ku duhet të deklarohen për statusin që duan të kenë [kolegj apo universitet]”. “Veprimi i tretë është rangimi i institucioneve kosovare të arsimit të lartë. Prindërit duhet ta dinë se ku po i çojnë paret dhe ku po studion fëmija i tyre”. “Duhet ta bëjmë një sistem të integruar për menaxhimin e të dhënave në arsimin e lartë që do të inkorporohej edhe në arsim parauniversitar”. “Duhet ta fuqizojmë Agjencinë e Akreditimit sepse jam i bindur se mund t’i zgjedhë një pjesë të madhe të problemeve, por duhet ta lëmë rehat dhe ta përkrahim”. “Masa e gjashtë është formula e re e financimit. Duhet ta implementojmë nenin 43 të Ligjit që ta përmirësojmë arsimin përmes llogaridhënies, përgjegjshmërisë dhe planifikimit shumë më të mirë”. “Masa e fundit është program urgjent i investimit në infrastrukturë dhe teknologji”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë