11:05, 16 Prill 2019

Gjatë vitit 1989, po dëmtohej rëndë pozita kushtetuese e Kosovës, ndaj dhe ngjarjet e tilla po manifestoheshin me demonstrata të shumta nga kosovarët gjithandej Europës.

Atë botë, po shprehej haptas kundërshtimi i suspendimit të autonomisë së Kosovës si dhe i vendimeve kundër shqiptarëve nga Kosova, njofton Klan Kosova.

Ngjashëm bëri dhe Xhavit Haliti, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, teksa në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, ai po shfaqte kundërshtitë e tij ndaj mohimit të të drejtave të shqiptarëve.

Ai ishte pjesë e protestës së vitit 1989 në Vjenë, kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.

Veç kësaj pjesë e aktiviteteve të tij të asokohe, ishte edhe tani kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Haliti dhe Veseli shihen të shoqëruar në një nga fotografitë publikuara, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë