Xhavit Haliti: Faleminderit që ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat NULL NULL 26.05.2019 21:54 26.05.2019 21:54 Nënkryetari i PDK-së njëherësh i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti pas zgjedhjes së tij në krye të Degës së PDK-së në Pejë ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të, njofton Klan Kosova. Haliti përmes një postimi në Facebook tha se falënderim i posaçëm është për mikun e tij, Adem Grabovci për mbështetjen e procesit si dhe mbështetjen morale që i ofroi atij. Postimi i plotë i Halitit: Të nderuar delegatë të kuvendit të sotëm zgjedhor të PDK-së, Dega në Pejë, Sot, me votën tuaj të fshehtë, në një atmosferë demokratike, ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat. Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni votuar! Një falenderim të posaçëm kam për mikun tim, Adem Grabovci, për mbështetjen e procesit dhe mbështetjen morale, që ma ka dhënë. E falenderoj edhe Salih Lajçin, që e mundësoi një proces demokratik zgjedhor, duke qendruar në garë. Po ashtu falenderoj komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit. Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 24 minuta më parë