Xhavit Gashi nuk beson që politika do t'i përzihet gjeneralit të ri të FSK-së, Bashkim Jasharit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhavit Gashi nuk beson që politika do t’i përzihet gjeneralit të ri të FSK-së, Bashkim Jasharit

NULL NULL
30/11/2021

Xhavit Gashi, ish atashe në SHBA, deklaroi se ish-gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, ka sot mjaft arsye me çka të mburret pas përmbylljes së misionit të tij si komandant i FSK-së.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ai u shpreh se Rama ka qenë në procese udhëheqëse edhe në UÇK, në TMK dhe në FSK, ku ka pasur rastin dhe nderin që të punonte me të.

“Mendoj që me rezultatet dhe arritjet e FSK-së ose Ushtrisë së Kosovës, populli ynë mburret me këto të arriturat e gjeneralit Rama, meqë ai ka qenë ose komandant ose njëri prej udhëheqësve kryesorë të këtyre proceseve”, tha ai.

Gashi po ashtu theksoi se nuk beson që tani gjeneralit të ri, Bashkim Jasharit, do t’i përzihet politika në komandë dhe kontrolle.

“Janë të ndara rolet. Nuk besoj që do t’i përzihen në komandim dhe kontroll. Ai e kupton që parlamenti, presidentja, ministri, etj. e kanë rolin e vet mbi ushtrinë dhe nuk besoj që do t’i përzihen në komandim dhe kontroll për FSK-në dhe jam i bindur që gjeneral Jashari do të bëjë punë të mirë”.

“E di që do të bëjë punë të mirë në ecjen përpara në këtë proces ku është FSK-ja dhe nuk besoj që do t’i përzihet politika, por ai me ministrin do të punojnë bashkë duke i ditur rolet e veta dhe do ta çojnë FSK-në në rrugën euroatlantike”, përfundoi Gashi.

Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së