Xhavit Drenori: Votuesit e VV-së e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente (VIDEO)

Xhavit Drenori: Votuesit e VV-së e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Sot në emisionin Rubikon në Klan Kosova janë prezantuar rezultatet e sondazhit PIPOS, ku del se 40 për qind janë pro që Vjosa Osmani të bëhet presidente e Kosovës.

Ndërsa opinonisti Xhavit Drenori ka thënë se kanë qenë kryesisht votues të Lëvizjes Vetëvendosje ata që e mbështesin Osmanin për presidente.

Në Edicionin e Analizës, ai ka thënë se sikur të ishte kryer një sondazh vetëm për pozitën e presidentit pa u përfshirë edhe pyetjet tjera, rezultati do të ishte i ndryshëm.

“Ka qenë e çuditshme marrëveshja e arritur dje mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit – përderisa ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që për një kohë të gjatë kishte për synim një president jashtë-partiak – që ishte përfolur emri i Murat Jasharit”.

“Sikur të kishte qenë një kandidat tjetër, Vjosa Osmani nuk do ta kishte marrë këtë rezultat në sondazh”.

“Përderisa kjo pyetje ka qenë e përgjithshme, është shumë normale sepse ai votues që e voton VV-në do ta votojë Vjosa Osmanin”.

“Sikur dje mos të kishte qenë marrëveshja, ky grafikon do të ndryshonte menjëherë sepse ata votues që kanë votuar për Vjosa Osmanin për presidente kanë qenë të VV-së”.

“Sikur të kishte qenë një sondazh vetëm për presidentin pa u përfshirë pyetjet tjera, atëherë do ta kishim një rezultat të ndryshëm”.

Sondazhi i PIPOS: 40% janë që Vjosa Osmani të bëhet presidente

klankosova.tv