Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” gati për Fitër Bajram (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” gati për Fitër Bajram (VIDEO)

NULL NULL
20.04.2023 20:54

Në mbrëmjen e së enjtes është shtruar Iftari i fundit për këtë vit për besimtarët myslimanë.

E premtja është ditë e veçantë pasi që është e xhuma dhe Fitër Bajrami.

Klan Kosova e vazhdon traditën e sjelljes së atmosferës së kësaj feste nëpër shtëpitë e shikuesve të vetë, duke transmetuar direkt ceremoninë nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Transmetimi do të nisë që nga ora 05:00 e mëngjesit, ku do të sillen ilahi të interpretuara nga Egzon Ibrahimi.

Falja e namazit të Fitër Bajramit nis në orën 06:23.

Për më shumë informata rreth kësaj ceremonie, ndiqeni lidhjen direkte të realizuar nga gazetari Drin Demiri.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv