Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”, falja e Fitër Bajramit me dy orë program special (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”, falja e Fitër Bajramit me dy orë program special (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 21.04.2023 20:18
Xhamia Haxhi Ibrahim Devolli

Thirrja për namazin e sabahut ngjalli atmosferë në xhaminë „Haxhi Ibrahim Devolli“ në Pejë.

Faltorja ishte mbushur me besimtarë myslimanë për një festë të madhe.

Programi special për Fitër Bajram, që u transmetua direkt në Klan Kosova, nisi me faljen e sabahut, njofton Klan Kosova.

Leximi i Kur’anit s’ndalet, edhe pasi u krye obligimi i parë i ditës në Islam.

Egzon Ibrahimi me grupin e tij, vazhdoi edhe me ilahi.

Në 06:23 minuta, është koha për namazin e Bajramit të Madh.

Ky obligim nuk përmbushet pa ligjëratën, ku u përmend rëndësia e muajit të agjërimit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.