Xhamia e yjeve në Katar NULL NULL 09/05/2015 09/05/2015 Kjo Xhami në Katar është kaq e bukur dhe e veçantë sa nuk duket se është tokësore. Kjo xhami në Katar është ndoshta më e veçanta në botë. Nga jashtë ka pamjen e një anije ajrore e cila sapo ka zbritur në tokë ndërsa minaret e saj ngrihen lart në ajër drejt Mekës. Xhamia ka pesë shtylla që përfaqësojnë pesë shtyllat e Islamit, rreth të cilave rrjedhin katër lumenj që përfaqësojnë katër lumenjtë e Xhennetit – të verës, qumështit, mjaltit dhe ujit. Oborri në qendër të xhamisë është e dekoruar me kaligrafi dhe modele gjeometrike. Në qendër të tavanit janë ajetet Kuranore, të cilat çojnë në Mihrab – një tipar që është gjetur në planet tradicionale të xhamive. Një tipar i veçantë është ndriçimi i emetuar nga hapjet trekëndëshe të madhësive të ndryshme. Për besimtarë, është ndjenë sikur ata janë duke u lutur nën yje! Mihrabi është me një teksturë të artë dhe në të shkruan një ajet Kuranor e cila përkthehet si: ” Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë.” 2:11 Xhamia ka një kapacitet prej 1,800 njerëzve.