Xhaka: Vrasjet i urdhëroi Delibashiqi NULL NULL 23.04.2015 16:34 23.04.2015 16:34 Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës ka vazhduar sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti. Para trupit gjykues dëshmoi Gani Xhaka, i cili tha se natën e 3 shkurtit, nga ora 21:00 e deri në ora 3:00 të mëngjesit, është zhvilluar një luftë e vërtetë në banesën ku ka qenë i strehuar. Sipas tij, epilogu i sulmit serb, të cilët kanë përdorur edhe granata dore, ka qenë vrasja e gruas së tij dhe djalit të familjes Ajeti, Nderimit, si dhe plagosja e më shumë të tjerëve. Xhaka theksoi se personat të cilët kanë hyrë dhunshëm në banesë, gjatë bisedës derisa përpiqeshin t’i bindin për të dalë jashtë të gjallë nëse duan, kanë thënë se janë duke vepruar sipas urdhrit të Dragolub Delibashiqit, i cili është njëri prej të akuzuarve të këtij rasti. Në lidhje me Oliver Ivanoviqin nëse e kishte para gjatë kësaj ngjarje, apo në situate tjera gjatë luftës, Xhaka theksoi se e njeh shumë mirë Ivanoviqin për më shumë se 40 vjet, por që nuk e kishte parë asnjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 23 orë më parë