Xhaka tregon se flokët i mbolli me lejen e Alonsos, por si e pritën shokët te Leverkuseni? NULL NULL 09.01.2025 19:21 09.01.2025 19:21 Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ditë më parë ka udhëtuar për në Prishtinë, ku edhe i mbjelli flokët. Xhaka në një intervistë për Blick ka dhënë detaje mbi atë se si e pritën shokët e skuadrës transplantin e flokëve dhe se si i mori leje trajnerit Xabi Alonso për këtë ndërhyrje. “Menjëherë pas ndeshjes së fundit fluturova për në Kosovë. Rezervimi ishte planifikuar par agjashtë muajsh. E vetmja gjë që më ka bezdisur pak është se duhet të heq dorë nga flokët e mi për një kohë. Gati 90 për qind më dhanë reagime pozitive”. “Fillimisht i kërkova Xabit nëse do të pajtohej që unë ta bëja këtë trajtim. Pas kontrolleve të shumta mjekësore për shkak të alergjive të mundshme, gjithçka ishte në rregull, s’pati asnjë rrezik”, tha Xhaka, shkruan Blick, transmeton Klankosova.tv. Në formë shakaje, koment për flokët e Xhakës dha edhe vet Alonso, i cili tha se “gjithçka po shkon mirë, shumë njerëz e fshehin këtë por për mua është krejt normale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.