Xhaka: S’kam marrëveshje me Bayernin NULL NULL 08/05/2015 08/05/2015 Fjalët se Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Bayern Munchen nuk janë të vërteta, është vetë futbollisti i Borussia Monchengladbach që ka mohuar një gjë të tillë. Ai thotë se është shumë i lumtur në skuadrën aktuale Borussia Monchengladbach. “Asnjëherë nuk kam pasur kontakt me Bayern Munchen dhe për këtë arsye nuk kemi marrëveshje me ta. Lajmi i dhënë nuk është real dhe jam i tumtur te Borussia”, tha Xhaka. Xhaka së fundmi është përfolur shumë për ndonjë transferim të mundshëm edhe jasht Gjermanisë.