17:31, 6 Shtator 2019

Xherdan Shaqiri nuk u bashkua me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit kundër Irlandës dhe Gjibraltarit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Arsyeja kryesore sipas gazetës “Blick” është shiriti i kapitenit, që thuhet se Shaqiri e ka kërkuar, ndërsa një kërkesë e tillë nuk i është aprovuar.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin apo jo. Mundohem të kem impakt te ekipi me apo pa shiritin e kapitenit” – ishin fjalët e mesfushorit të Arsenalit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë