Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka pritet të jetë i gatshëm kundër Anglisë

NULL NULL
02.07.2024 18:30
Kosovari Granit Xhaka. Lojtari i ndeshjes ne lojen Zvicer - Gjermani

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, pritet të jetë i gatshëm për çerekfinalen kundër Anglisë.

Mediat raportojnë se Xhaka, i është nënshtruar një skanimi për të parë gjendjen e tij pas një lëndimi që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Italisë.

Ai është lojtar kyç i kombëtares helvetike deri më tani gjatë EURO 2024.

Pas përfundimit të MRI-së (skanimit) dhe testeve tjera, mediat raportojnë se futbollisti me prejardhje nga Kosova do të mund të luajë ndaj “Tre luanëve”.

31-vjeçari u pa teksa iu ofrua ndihna mjekësore gjatë lojës kundër Italisë, por se ai ishte në gjendje të luante tërë ndeshjen.

Mesfushori u raportua se sot kreu stërvitje individuale dhe sipas të gjitha gjasave të shtunën do të jetë në formacionin e parë të trajnerit Murat Yakin.

Në fazën e 1/16-tës, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat 2:0 ndërkaq Anglia pas një ndeshje dramatike e mposhti Sllovakinë, me rezultat 2:1.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.