Xhaka pas eliminimit të Zvicrës në EURO 2024: Nuk e meritonim të humbnim kështu NULL NULL 07.07.2024 08:47 07.07.2024 08:47 Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo humbje, pasi sipas tij nuk e kanë merituar këtë. Tutje, Xhaka tha se përkundër rezultatit final, ata janë krenarë se ku kanë arritur, shkruan Klankosova.tv. “Ndjenja fillestare është trishtim dhe zhgënjim, sepse nuk e meritonim të humbnim kështu. Nga ana tjetër, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nga ndeshja e parë e deri më sot, ne vazhduam të përmirësoheshim dhe treguam karakter të madh, shpirt të madh ekipor dhe gjithmonë i thoshim vetes ‘të na mundin, do të duhet shumë'”, tha Xhaka. Po ashtu, mesfushori shqiptar tha se mbështetja e tifozëve ishte e madhe, dhe thekson se ua kthyen këtë mbështetje më shumë se sa pritej. “E pamë mbështetjen në stadium, e pamë mbështetjen në rrjetet sociale dhe në Zvicër. Për ne ishte shumë e rëndësishme t’u kthenim diçka. Unë mendoj se ne u kthyem atyre shumë më tepër sesa pritej”, tha më tej Xhaka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.