Xhaka me Leverkusenin e nisin sonte mbrojtjen e titullit në Bundesligë NULL NULL 23.08.2024 15:39 23.08.2024 15:39 Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin shpallet kampion i Gjermanisë Skuadra kampione e Gjermanisë, Bayern Leverkusen, ia bën sefte sonte edicionit të ri në Bundesligë. Granit Xhaka me shokë janë mysafirë të Borusisë së Gladbahut, në duelin që i jep zyrtarisht dritën jeshile, kampionatit gjerman, raporton Klankosova.tv. Duke përjashtuar humbjen në finalen e Europa Ligës, “Aspirinat” krejt sezonin e kaluar ishin pa humbje. Rekordi i skuadrës që udhëhiqet nga trajneri Xabi Alonsi, është unik në Bundesligë, pasi askush më parë nuk ka performuar njejtë, derisa kur i shtohen edhe përballjet në Kupën e shtetit, sikurse edhe rrugëtimi deri në finale të UEL-së, bëhet skuadra kryesore në nivel botëror, me një edicion “magjik” në të gjitha garat, njofton Klankosova.tv. Borussia Mönchengladbach nuk e ka mposhtur Bayer Leverkusenin që nga 2 nëntori 2019. Që atëherë, janë regjistruar 7 fitore dhe dy barazime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.