Xhaka, lojtari i ndeshjes Hungari – Zvicër NULL NULL 15.06.2024 17:30 15.06.2024 17:30 Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në të cilën Zvicra shënoi fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-1. Xhaka ani se nuk shënoi apo asistoi, dha një kontribut të madh në pjesën e mesfushës, duke ndalur aksione dhe duke krijuar raste për bashkëlojtarët e tij. Ndryshe, Zvicra i merr tre pikët e para në grupin A, duke u renditur në vendin e dytë, pas Gjeërmanisë që e mposhti Skocinë në ndeshjen hapëse, me rezultat 5-1. Helvetikët në takimin e dytë do të ballafaqohen me Skocinë, teksa Gjermania me Hungarinë. Statistikat e Xhakës: Bëri më së shumti ndërhyrje të sakta Krijoi më së shumti raste Kompletoi më së shumti pasime *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.