16:16, 31 Korrik 2020

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka zbuluar se ka qenë shumë afër largimit nga Arsenali në janar pas përplasjes që e kishte pasur me një grup fansash.

Sidoqoftë, ai e ka falënderuar trajnerin Mikel Arteta, duke ia dhënë atij meritat se pse ai ka mbetur në “Emirates Stadium”.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me mua dhe fansat  – ose me fansat dhe mua. Nuk ishte moment i mirë. Nuk ishte kohë e mirë”, ka thënë Xhaka për BT Sport.

“Duhet që të bëhem i sinqertë, jam i sinqertë me të gjithë. Kam qenë shumë, shumë afër largimit nga klubi. Deri në këtë moment kisha kaluar një kohë shumë, shumë të mirë në këtë klub futbolli’.

Mirëpo ai meritat ia ka thënë trajnerit të tij, Arteta-sm, që ia kishte ndryshuar mendjen në mënyrë që ai të mbetej te Topcinjtë.

“Mikeli ishte i duhuri. Ai u kthye dhe më dha një shans të dytë, dhe ma dëshmoi që më beson dhe jam munduar që t’ia kthej të gjitha”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë