Xhaka e Gjimshiti sonte në aksion, plot ndeshje të Champions në Artmotion NULL NULL 10.12.2024 07:45 10.12.2024 07:45 Platforma digjitale më gjigante televizive Artmotion, sonte do të transmetojë nëntë ndeshje tejet interesante të Champions League për adhuruesit e futbollit. Në fokus do të jenë futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Berat Gjimshitin, që do të kenë goxha punë të vështirë përballë skuadrave të mëdha. Ndeshja kryesore e mbrëmjes luhet në “Bay Arena” mes Bayer Leverkusenit dhe kryesuesit të renditjes, Inter. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion. Lojë po kaq interesante do të jetë edhe ajo në mes të Atalantas dhe Real Madridit. Ndeshja do të luhet po ashtu në ora 21:00 dhe do të transmetohet live në Artmotion, në kanalin Sport 2. Pos këtyre në planprogram do të jenë edhe shtatë ndeshje të xhiros së gjashtë të Champions. Xhaka e Gjimshiti sonte në aksion, plot ndeshje të Champions në Artmotion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.