Xhaka dhe Shaqiri në mesin e 100 futbollistëve "për t’u parë në Euro 2020”

Xhaka dhe Shaqiri në mesin e 100 futbollistëve “për t’u parë në Euro 2020”

NULL NULL
2 weeks më parë

Kampionati Evropian i Futbollit është në horizont.

Goal.com ka vendosur që të nxjerr një listë prej 100 futbollistësh të cilët duhet mbajtur në sy gjatë kësaj ngjarjeje, transmeton Klankosova.tv.

80 janë publikuar tashmë, ndërkaq 20 të tjerët do të publikohen këtë të premte.

Në këtë përbërje janë dy shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është i 74-i në renditje.

“Ndonëse mund të jetë figurë periferike në Liverpool, me Zvicrën, ai është një prej anësorëve që nuk vihet në dyshim”, nis teksti për të.

“Ai ishte i përzgjedhur në Euro 2016, kur kishte shënuar një gol për mbamendje nga këndi i zonës së rrezikshme kundër Polonisë në 1/8”.

“I shpejtë, teknik dhe fizikisht i fortë, ai pëlqen të luajë në krahun e djathtë dhe “të pres” me këmbën e tij të majtë, një karakteristikë që e ka bërë atë që të cilësohet si “Messi Alpin”, thuhet në tekstin e Goal.

Ndërkaq Xhaka renditet i 66-i dhe për të nis: “Në një kampanjë të vështirë për Arsenalin, Xhaka ka qenë një prej burimeve të pozitivitetit tek ta”.

“Pasi që u përballë me një largim të mundshëm nga klubi 18 muaj më parë, mesfushori është rikthyer për t’u bërë pjesë përbërëse e ekipit të Mikel Arteta-s, madje duke u paraqitur edhe si mbrojtës krahu në disa raste”.

“Por për Zvicrën ai është edhe më i rëndësishëm, që për ta është shkëmb në mesfushë”.