Xhaka bënte çfarë donte kundër Italisë, thotë Capelloja NULL NULL 01.07.2024 14:35 01.07.2024 14:35 Ish-trajneri Fabio Capello e ka kritikuar selektorin e kombëtares italiane, Luciano Spalletti, pas eliminimit të Italisë nga Zvicra në 1/8 e finalës së EURO 2024-shit. “Nga ajo që pashë, mendoj që krijon huti, posaçërisht mes lojtarëve”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport. “Jorginho dhe [Nicolo] Fagioli ishin organizatorët e lojës, por asnjëri nuk ishte [Stanislav] Lobotka. Ata kanë sete të ndryshme të shkathtësive. [Granit] Xhaka bënte çfarë donte.” “Por, do ta përdorja një tjetër fjalë për Spallettin – arrogancë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.