Xhaka arrin marrëveshje me Leverkusenin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka arrin marrëveshje me Leverkusenin

NULL NULL
16.05.2023 19:19

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Xhakën, për rreth 15 milionë euro.

Sipas Romanos, Xhaka tashmë ka arritur marrëveshjen me Leverkusenin, për një kontratë katërvjeçare, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Marrëveshja nuk do të përmbyllet para fundit të sezonit, për shkak se Graniti po do që të jetë i përqendruar te Arsenali.

Xhaka do të largohet nga Arsenali pas shtatë vjetëve. /Klankosova.tv.