Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaferi: Ivanov do ta shkelë Kushtetutën nëse nuk e nënshkruan dekretin për Ligjin për gjuhët (VIDEO)

NULL NULL
15.03.2018 12:33

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’i shkelë dispozitat kushtetuese nëse nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e Ligjit për gjuhët, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas paralajmërimit të mbrëmshëm të shefit të shtetit se nuk do ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj.

Xhaferi nuk deshi ta komentojë çfarë nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin.

“Nuk do të komentoj çfarë do të jetë nëse do të jetë. Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë është i qartë edhe pas votimit të sërishëm me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, që është rasti me ligjin, presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Në të kundërtën i shkel dispozitat kushtetuese”, deklaroi Xhaferi pas deklaratave të sotme solemne të anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor në shtëpinë ligjdhënëse.

 Sipas kryetarit të Kuvendit, dispozita nga neni 75 nga Kushtetuta është e qartë. Veto pezulluese nuk mund të vendoset tek ligjet që sillen me shumicë prej dy të tretave, ndërsa veto mund të vendoset vetëm tek ligjet të cilat sillen me shumicë të thjeshtë ose me minimum një të tretën e votave.

“Gjatë votimit të përsëritur për këtë ligj duhet të jetë me shumicën prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, ndërsa në këtë rast, ligji e merr shumicën e nevojshme. Në të vërtetë ligji edhe paraprakisht e mori shumicën e nevojshme në normat e Kushtetutës. Mbetet obligim që kjo të zbatohet”, tha Xhaferi.

“Nuk komentoj paralajmërime të tilla. Ky është një qëndrim i politikës”, tha Xhaferi.

Sipas Xhaferit, që të sqarohet mënyra e sjelljes së Ligjit për gjuhët, është i nevojshëm debat më i gjerë dhe kjo nuk mund të përgjigjet vetëm në pyetje të gazetarëve, raporton Almakos, transmeton Klan Kosova.

Kuvendi dje në atmosferë të tensionuar me 64 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur për herë të dytë e miratoi Ligjin për gjuhët, pa debat të amendamenteve. Për Ligjin votuan edhe deputetët nga komunitetit joshumicë me 24 vota.

Ligji i cili për herë të parë u votua më 11 janar, sërish u gjet para deputetëve pasi presidenti Ivanov nuk e dekretoi dhe e ktheu në shqyrtim të sërishëm në Kuvend.

Presidenti Ivanov dje deklaroi se nuk do të vendosë nënshkrim në dekretin për shpalljen e ligjit sërish të votuar sepse këtë nuk ia lejon ndërgjegjja dhe Kushtetuta.

+ VIDEO/ Xhaferi: Ivanov do ta shkelë Kushtetutën nëse nuk e nënshkruan dekretin për Ligjin për gjuhët

+ VIDEO/ Xhaferi: Ivanov do ta shkelë Kushtetutën nëse nuk e nënshkruan dekretin për Ligjin për gjuhëtXhaferi nuk deshi ta komentojë çfarë nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin…http://www.almakos.com/xhaferi-ivanov-do-ta-shkele-kushtetuten-nese-nuk-e-nenshkruan-dekretin-per-ligjin-per-gjuhet-video

Publiée par Almakos.com sur Jeudi 15 mars 2018

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.