18:46, 11 Shkurt 2019

Delegacioni i paraprirë nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, a në përbërje të kryetares së Grupit parlamentar për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cipusheva dhe anëtaret Frosina Tashevska Remenski dhe Shpresa Hadri, realizuan takim me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian, Komisionit të Mbrojtjes dhe Grupit për Miqësi në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë

Në fillim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e realizuar me anëtarët e Komisionit i cili ka rol kryesor në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, si edhe përfaqësues të Grupit për Miqësi. Grupet e Bashkëpunimit, respektivisht të miqësisë janë edhe një provë më shumë për interesin e ndërsjellë që e kanë këto dy vende.

Nënkryetari i Komisionit për Çështjet e BE, Milan Brglezh dhe Matjazh Nemec i uruan mirëseardhje delegacionit dhe e përshëndetën ratifikimin e “Marrëveshjes së Prespës”, dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, si hapa të rëndësishëm në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal por edhe si elemente të rëndësishme që kontribuojnë në procesin e zgjerimit të Bashkimit. Ato theksuan se procesi deri në anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian është i gjatë dhe i ndërlikuar por, shprehën bindje se Republika e Maqedonisë, me përkrahje të miqve të saj ndërkombëtarë do të arrijë ti përmbushë të gjitha parakushtet dhe sa më shpejt të marrë datë për fillimin e negociatave me BE.

Xhaferi dhe anëtarët e delegacionit i njoftuan të pranishmit me aktivitetet rrjedhëse në Kuvend, dhe me procesin e skriningut dhe miratimit të pakos reformuese që rrjedh nga Plani 3-6-9 dhe Plani 18, si urë e cila do të mundësojë që deri në qershor të këtij viti të marrim datë për fillimin e negociatave me BE. Kryetari Xhaferi i kushtoi vëmendje të veçantë domethënies dhe ndërlikueshmërisë së procesit të negociatave, me ç’rast nënvizoi se këtu do të nevojitet përvoja dhe dituria e Republikës së Sllovenisë. Ai po ashtu theksoi se me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe me ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga të gjitha parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s, pritet që më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm Republika e Maqedonisë të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s me emrin e saj të ri. Në këtë drejtim, Samo Bevk, kryetari i Komisionit të Mbrojtjes theksoi se anëtarësimi i vendit tonë në NATO është kontribut i madh për sigurinë e tërë rajonit.

Në fund të takimit, u theksua domethënia e përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në nivel parlamentar në fushat me interes të përbashkët. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e Grupit për Bashkëpunim në të dyja vendet nënvizuan se do të ndërmarrin nismë për zhvillimin e komunikimit nëpërmjet të cilit do të mund të realizojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e ekonomisë, kulturës, ambientit jetësor

Konkurs Pune

Lexo më shumë