Xeni theu rregullat e karantinës, shoqërohet në polici NULL NULL 22.03.2020 10:06 22.03.2020 10:06 Këngëtari kosovar, Shkëlzen Jetishi, ka thyer rregullat e karantinimit të premten, pasi ka dalë nga shtëpia e tij në qytet, njofton Klan Kosova. Pas kësaj ai është shoqëruar në polici. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Nursen Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Ai më tej shtoi se ndaj Jetishit është hapur rast në polici për mos respektim të urdhrit të vetkarantinimit. “Me urdhër të prokurorit personi në fjalë është liruar për në shtëpi me mirëkuptim që më të mos thyej këtë rregull”, ka thënë Gjurkaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.