Xavi po përgatitet për postin e trajnerit te Barcelona NULL NULL 29.06.2020 13:48 29.06.2020 13:48 Xavi Hernandez e ka bërë të ditur dëshirën e tij që të përgatitet sa më shpejtë për t’u bërë trajner i Barcelonës. Trajneri aktual i klubit nga Katari, Al-Sadd, ishte lidhur me një transferim te kampionët e La Ligës kur këta të fundit e shkarkuan Ernesto Valverden, mirëpo ata kishin vendosur që të shkojnë Quique Setien, të cilit po i rrezikohet pozita pas rezultateve të dobëta të katalunasve. “Shpresa më e madhe që e kam tash është që të jem trajner i Barcelonës, dhe ta kthej Barcelonën te triumfet”, ka thënë Xavi për Sport. “Jo [veç për mua] por këta lojtarë dhe triumfin e Barcelonës. Dhe si pasojë, stafit tonë teknik, që po përgatitet për këtë gjë shumë dhe që vërtet na ngazëllen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë