Xavi për kthimin e Messit: Është një kërcim i fundit si Michael Jordan NULL NULL 31.03.2023 14:20 31.03.2023 14:20 Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se do të ishte i lumtur që Lionel Messi të kthehej në klub. Pas deklaratave të zëvendëspresidentit të Barçës, Rafa Yuste, se janë në bisedime me Messin, Xavi potencoi se është normale që njerëzit të jenë të ngazëllyer për kthimin e tij. Fillimisht Xavi hezitoi të fliste për këtë çështje, duke deklaruar se nuk është koha për të folur për nënshkrimet apo lojtarët tani për tani, transmeton Klankosova.tv. Ai gjithashtu deklaroi se nuk kishte folur me Messin për këtë dhe nuk kishte bërë asgjë për të lehtësuar rikthimin e ish-bashkëlojtarit të tij. “Do të varet nga shumë gjëra. Ne jemi padyshim në mëshirën e Fairplay-it financiar. Por unë mendoj se ajo nga e cila do të varet më shumë janë dëshirat e Leos. Ai e di se kjo është shtëpia e tij, se dyert janë të hapura dhe se ne do të ishim të lumtur ta kishim atë”, deklaroi Xavi në koferencë për shtyp. Ai gjithashtu u pyet në lidhje me deklaratën e Yuste se ishte i dashuruar me Messin dhe u pyet nëse edhe ai ishte i dashuruar me Messin. “Po, unë jam i dashuruar me Leon… Mos e keqinterpreto këtë… [qesh]”. “E kam parë atë të rritet në klub, e njoh, e di rëndësinë e tij si futbollist. Ai është shembullor në shumë aspekte”. “Është normale që njerëzit janë të emocionuar. Është një kërcim i fundit si Michael Jordan”. Rikthimi i Messit duket se do të jetë tema e diskutimit për muajt e ardhshëm me klubin që po ndjek hapur nënshkrimin e tij. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.