Xavi për Dembelenë: Lojtari më i mirë një-kundër-një në botë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xavi për Dembelenë: Lojtari më i mirë një-kundër-një në botë

NULL NULL
28.04.2023 15:17

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë për Ousmane Dembelenë që është lojtari më i mirë një-kundër-një në botë.

Dembeleja së fundmi u rikthye në formacion pas tre muajsh, pasi ishte lënduar më 28 janar.

“Na ka munguar. Ai është lojtari më i mirë një-kundër-një. Ka pak në botë si ai’, ka thënë Xavi.

“Pyesni mbrojtësit në La Liga se kë e preferojnë. Ai është një lojtar me shpejtësi të shumtë, ai është dallim-bërës. Është e logjikshme që na ka munguar”.