Xavi me regjim të ri ushtrimesh te Barça, lojtarët bartin unaza monitoruese edhe në gjumë NULL NULL 23.09.2022 16:52 23.09.2022 16:52 Me ardhjen e Xavi Hernandezit si trajner te Barcelona kanë ndryshuar shumë gjëra, e me të edhe përgatitjet e lojtarëve. Ai fillimisht kishte kërkuar që të kthehej Doktor Ricard Pruna në stafin mjekësor që kishte qenë në kohën kur vetë trajneri aktual ishte lojtar. Sipas RAC1, ekipi katalunas madje i është nënshtruar një regjimi krejtësisht të ri të ushtrimeve dhe parandalimit të lëndimeve. Ata kanë filluar të punojnë në metoda të reja sa i përket dietës, palestrës dhe parapërgatitjeve para stërvitjeve. Pjesë e tyre janë edhe disa unaza të cilat i bartin lojtarët e të cilat quhen unaza Oura, të cilat i e monitorojnë gjumin e lojtarëve dhe mbledhin të dhëna mbi cilësinë e pushimit të cilin e kanë lojtarët. Ndërkaq, në fushë ,të dhënat GPS përdoren për t’i regjistruar distancat, shpejtësitë si dhe lodhjen fizike të lojtarëve. Pastaj, përpilohet një raport mbi progresin javor, dhe nëse rezulton të ketë një ndryshim prej 10 deri në 15 për qind, atëherë rritet rreziku i lëndimit dhe ulet intensiteti i ushtrimeve. Kur vjen puna te ndeshjet, stafi teknik ka vlerësuar që edhe shqetësimi më i vogël i një lojtari duhet të pasohet me zëvendësim dhe vendimet për rotacion bëhen duke i përdorur të dhënat fizike që janë mbledhur, shkruan Football Espana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.