Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xavi e merr të kuq, Barca fiton kundër Atletico Madridit

NULL NULL
17.03.2024 23:36
Barcelona

Barcelona ka arritur që t’i arkëtojë pikët e plota në derbin kundër Atletico Madridit.

Barca fitoi me rezultat 0:3 si mysafire në “Civitas Metropolitano”.

Golat për Barcen i realizuan: Joao Felix, Robert Lewandowski dhe Fernando Lopez.

“Blaugranat” në fundin e pjesës së parë mbeten pa trajnerin Xavi Hernandez, i cili mori karton të kuq.

Atletico po ashtu mbeti me një futbollist më pak pasi në minutin e 92-të u përjashtua nga fusha, Nahuel Molina.

Aktalisht, katalunasit në renditjen tabelare në La Liga i kanë 64 pikë apo tetë më pak se Reali që e kryeson tabelën me 72 pikë.

Ndërkaq, skuadra e Diego Simeones, Atletico është në vendin e pestë me 55 pikë.

lajme të ngjashme