Legjenda spanjolle e ka kritikuar Real Madridin për mënyrën se si menaxhuan largimin e mikut të tij, ndërsa paralajmëroi se do të jap votën e tij në zgjedhjet për president të Barcelonës.

8:32, 18 Korrik 2015

Legjenda e Barcelonës, Xavi thotë se trajtimi që Real Madrid i bëri Iker Casillasit në ditët e largimit dhe pas tij, i kanë lënë hije të keqe klubit.

Gardiani që fitoi pesë tituj lige dhe tre Champions gjatë 25 viteve të qëndrimit në Santiago Bernabeu, ishte i vetëm në dhomën e konferencave të klubit kur njoftoi për largimin e tij.

Për këtë gjë, klubi është kritikuar nga të gjithë, e sidomos për përshëndetjen mediokre në dhomën VIP.

Xavi, pasi lavdëroi mikun e tij të vjetër, tha se kjo gjë e ka bërë të ndihet “i pikëlluar dhe inatosur”, pasi Casillas ka merituar më shumë respekt nga klubi.

“Të lë shije të keqe”, tha ish-lojtari i Barçës.

“Unë shkrova një letër në të cilën sqarova mendimin tim”.

“Ai nuk meritoi një gjë të tillë, ishte shumë më i vlerë”.

“Ata organizuan një “lamtumirë” për të, por ai dukej i pikëlluar. Kjo më bën mua të ndihem i pikëlluar dhe zemëruar”.

“Ndoshta, po të largohesha vitin e shkuar, e njëjta gjë do të më ndodhte edhe mua”.

“Sa i përket zgjedhjeve në klub, po, do të votoj”.

“S’ju them dot për kë, por e di tashmë”.