Lojtari i Ajax Matthijs de Ligt, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2018

Lojtari i Ajax Matthijs de Ligt, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2018

NULL NULL
3 years më parë

Çmimi prestigjoz Golden Boy, apo “Djaloshi i artë” për vitin 2018 shkon për talentin e Ajaxit të Amsterdamit Matthijs de Ligt. Qëndërmbrojtësi i harkëtarëve është shpallur lojtari më premtues në Europë nën moshën 21-vjeç.

19-vjeçari  gjatë këtij viti ka fituar një vend stabël edhe në formacionin e kombëtares holandeze duke ulur në stol një ekspert si De Vrij e Interit, pasi trajneri Ronald Koeman bashkë me kapitenin Van Dijk në qëndër të mbrojtjes aktivizon de Ligt, shkruan goal.com përcjellë Klan Kosova.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsë në të shkuar Golden Boy-in e ka fituar edhe Lionel Messi.

Vetë de Ligt i intervistuar pas çmimit është shprehur shumë i lumtur dhe shumë i befasuar për fitimin e këtij trofeu prestigjoz në aspektin individual duke e vënë theksin se para shumë vitesh e ka fituar edhe Lionel Messi diçka që e bën më tepër krenar.

Në garën për Golden Boy 2018, 19-vjeçari i Ajax mposhti bashkëkombasin e tij dhe ishin e skuadrës, Justin Kluviert, djalin e legjendës holandeze Patrick Kluivert i cili aktualisht aktivizohet te Roma në Itali, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, Patrick Cutrone i Milanit e Vinicius Junior i Realit të Madridit.

Favorit në fillimin e votimeve dukej Kluivert Jr, por në fund festa ishte e gjitha për De Ligt.