Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wisner: Politika serbe për keqardhje

NULL NULL
23.04.2015 10:50

Ambasadori Frank Wisner, i cili ka qenë kryenegociatori i Departamentit të Shtetit në negociatat e Vjenës, ka reaguar ndaj vendimit të Beogradit për moslejimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçit, në Serbi.

Ai e ka cilësuar sjelljen e Beogradit në këtë rast si një “shembull fatkeq i një mundësie të humbur në avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Wisner ka thënë se qeveria serbe ka cituar një vendim të vitit 1997 nga regjimi i Millosheviçit, duke e kërcënuar kështu Thaçin me arrest.

“Kjo lloj politike është për keqardhje. Këso lloj deklarata serbe vetëm sa do ta ndezin opinionin publik në Kosovë. Ky refuzim serb është në kundërshti të qartë me mënyrën se si Kosova ka organizuar mirëseardhje në vizitat e presidentit, kyeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë”, ka theksuar diplomati amerikan.

“Për personat si unë që kanë punuar për pajtim në rajon, ka shtuar Wisner, vendimi i Serbisë është shumë fatkeq”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.