Windows 10 do të jetë i fundit NULL NULL 08.05.2015 16:45 08.05.2015 16:45 Windows ka vendosur që versioni Windows 10 të jetë platforma nga ku do të vazhdohet me përmirësime por jo ndryshime drastike. Jerry Nixon, zhvillues në Microsoft, gjatë konferencës Ignite të kësaj kompanie tregoi për tendencën e gjigantit softuerik. “Për momentin ne po realizojmë Windows 10, dhe meqë Windows 10 është versioni i fundit i Windows-it, ne po vazhdojmë akoma të punojmë për të.” – tha inxhinieri. Kjo tregon që Microsoft nuk do të realizojë më versione tjera pas Windows 10. Pra, Windows 10 do të jetë versioni i fundit dhe nuk do të ketë përditësime madhore pas tij. Rrjedhimisht, do të kthehet në një shërbim që do të vazhdojë të përditësohet por jo të ketë versione pas tij. Përditësimi i radhës do të ndodhë më 2016 dhe do të quhet Windows Redstone, por nuk do të ketë Window 11, apo Windows X, apo Windows Y. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.